Ndërlidhjet

Ligji antiamerikan i Rusisë, për “keqardhje”


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se është për keqardhje vendimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të miratuar ligjin që u ndalon shtetasve amerikanë të birësojnë fëmijët rusë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Patrick Ventrell, ka thënë se veprimi i Moskës “është i motivuar politikisht”.

Grupet që mbështesin birësimin ndërkombëtar dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar po ashtu vendimin.

Masa është pjesë e një legjislature më të gjerë, e cila kufizon kontaktin e Shteteve të Bashkuara me shoqërinë civile ruse dhe sanksionon amerikanët e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar. Ai shihet si hap hakmarrës ndaj Ligjit Magnitsky të SHBA-së, i cili sanksionon zyrtarët rusë që kanë lidhje me vdekjen e avokatit anti-korrupsion, Sergei Magnitsky, më 2009, dhe të tjerët që akuzohen për shkelje të të drejtave humane.
XS
SM
MD
LG