Ndërlidhjet

Akuzohen për vrasje dhunuesit e studentes në Indi


Protestat në mbështetje të grave në Indi
Protestat në mbështetje të grave në Indi
Policia në Indi ka akuzuar për vrasje gjashtë burrat që kanë dhunuar një 23-vjeçare, e cila disa orë më parë ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i policisë në Nju Delhi, Rajan Bhagat, ka thënë se të gjashtë të akuzuarit përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë për sulmin fatal të 16 dhjetorit.

Viktima e dhunimit, një studente 23 vjeçe e mjekësisë, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një spital të Singaporit, ku po trajtonte plagët e marra.

Ajo është dhunuar në një autobus urban në Nju Delhi, ndërsa ngjarja ka shkaktuar protesta në mbarë Indinë.

Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria që të bëjë më shumë për mbrojtjen e grave. Disa të tjerë kanë bërë thirrje që gjashtë të dyshuarit për dhunim të ekzekutohen.
XS
SM
MD
LG