Ndërlidhjet

Kryeministri i ri i Japonisë viziton Fukushimën


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i sapozgjedhur i Japonisë, Shinzo Abe, ka vizituar sot rajonin ku ndodhet centrali atomik i Fukushimës, për të parë nga afër përpjekjet për pastrimin e lokacionit nga aksidenti i rëndë bërthamor, që ka shkaktuar tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

I veshur me rroba mbrojtëse, Abe ka ecur nëpër zonë dhe ka thënë se pastrimi i saj paraqet “sfidë të paparë” për Japoninë.

Megjithatë, ai ka shfaqur shpresën se "suksesi në këtë drejtim do të çojë në rindërtimin e Fukushimës dhe të Japonisë".

Tërmeti i vitit të kaluar, i pasuar me cunami, ka shkaktuar shpërthim në Fukushimë, çfarë ka çuar në rrjedhje radio-aktive dhe evakuim të banorëve.

Japonia ka mbyllur centralet e saj të energjisë bërthamore pas këtij aksidenti, por një gjë e tillë ka shkaktuar mungesa të energjisë.

Shumë besojnë se vendi, së shpejti, do të rikthejë në funksion disa prej centraleve të tij bërthamore.
XS
SM
MD
LG