Ndërlidhjet

Hidhet poshtë plani i Hollande për taksat


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Gjykata e Lartë e Francës ka hedhur poshtë planin e qeverisë për të tatuar të ardhurat vjetore mbi 1 milion euro me një normë tatimore prej 75 për qind.

Këshilli Kushtetues ka thënë se mënyra se si presidenti Francois Hollande ka hartuar taksat, është jokushtetuese.

Ky organ po ashtu ka thënë se plani është diskriminues, pasi liron nga taksat një familje, e cila ka dy anëtarë me të ardhura nën 1 milion euro, dhe ngarkon një tjetër, e cila ka një anëtar me të ardhura 1.2 milion.

Kryeministri Jean Marc Ayrault ka thënë se qeveria do të marrë në shqyrtim shqetësimet e gjykatës.
XS
SM
MD
LG