Ndërlidhjet

logo-print

Irani ekzekuton pesë persona të dënuar me vdekje


Iran

Iran

Në Iran janë ekzekutuar pesë persona të dënuar me vdekje. Dy nga ta kanë qenë të dënuar për tregti me drogë, ndërsa tre të tjerët për dhunim.

Në bazë të Ligjit të Sheriatit, i cili zbatohet në Iran, dënimi me vdekje shqiptohet për vrasje, dhunim, grabitje me armë, tregti me drogë dhe tradhti bashkëshortore.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dënuar zbatimin e dënimit me vdekje.

Republika Islamike, megjithatë, thotë se ekzekutimet janë thelbësore për ruajtjen e rendit.
XS
SM
MD
LG