Ndërlidhjet

Rezervat e huaja të Egjiptit në “nivel kritik”


Ilustrim

Ilustrim

Banka Qendrore e Egjiptit ka bërë të ditur se rezervat e monedhës së huaj në vend janë në “nivel kritik të minimumit”.

Banka, megjithatë, nuk e ka bërë të qartë shifrën e saktë.

Në nëntor, rezervat kanë qëndruar në 15 miliardë dollarë, çfarë është më pak se gjysma e atyre që kanë qenë para kryengritjes popullore të vitit të kaluar.

Banka ka thënë se ka instaluar një sistem të ri për blerjen dhe shitjen e dollarëve amerikanë, për të ndihmuar në ruajtjen e rezervave të huaja.

Trazirat politike të muajit të kaluar kanë bërë që investitorët dhe qytetarët e zakonshëm të këmbejnë paundin egjiptian në monedhë të huaj, për shkak të shqetësimeve për zhvlerësim.
XS
SM
MD
LG