Ndërlidhjet

Rruga drejt Bërnjakut, pjesërisht e bllokuar


Foro arkivi
Foro arkivi
Afaristët dhe ndërmarrësit nga rajoni i Kollashinit të Ibrit kanë bllokuar rrugën magjistrale Zubin Potok – Ribariq, e cila nga pjesa jugore e Mitrovicës çon drejt vendkalimit kufitar Bërnjak.

Siç raportojnë agjencitë serbe, në të dy shiritat janë vendosur kamionë, ekskavatorë dhe furgonë të vegjël për të penguar qarkullimin.

Sipas burimeve të njëjta, dhjetëra serbët e tubuar kanë lejuar të qarkullojnë vetëm automobilat e udhëtarëve si dhe automjetet e KFOR-it.

Afaristët kanë thënë se me bllokadat e tilla duan të shprehin kundërshtimin për menaxhimin e përbashkët të kufirit Kosovë-Serbi, si dhe për pagesën doganore që u bëhet autoriteteve të Prishtinës.

Ata kanë thënë se do të vazhdojnë me bllokadat e tilla "derisa të jetë e nevojshme".

Menaxhimi i përbashkët i kufirit është pjesë e marrëveshjes që kanë arritur Prishtina dhe Beogradi në kuadër të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG