Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga përplasja e aeroplanit në Moskë


Aksidenti në Aeroportin Vnukovo të Moskës
Aksidenti në Aeroportin Vnukovo të Moskës
Numri i viktimave të aksidentit të djeshëm në aeroportin Vnukovo të Moskës është rritur në pesë, pasi një anëtare e ekuipazhit ka vdekur sot nga plagët e marra. Tre anëtarë të tjerë, ndërkaq, mbeten në gjendje serioze.

Avioni i kompanisë Red Wing është kapur në flakë, pasi ka ateruar dhe ka dalë nga pista.

Në bord ndodheshin vetëm anëtarët e ekuipazhit, të cilët ktheheshin nga një fluturim në Pardubice të Çekisë.

Viktimat përfshijnë edhe kapitenin e aeroplanit.

Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit të Rusisë është duke hetuar nëse aksidenti ka qenë gabim i pilotit apo mekanik.
XS
SM
MD
LG