Ndërlidhjet

Iraku nuk merr Maradonën për trajner të kombëtares


Legjenda e futbollit, Diego Maradona.
Legjenda e futbollit, Diego Maradona.
Federata e Futbollit të Azisë ka bërë të ditur se ka emëruar Hakeem Shakirin si trajner të kombëtares së Irakut, duke u dhënë fund spekulimeve se legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, do të zgjidhet për këtë post.

Shakir ka shërbyer si ushtrues i detyrës së trajnerit qysh në muajin nëntor, kur ka dhënë dorëheqje trajneri brazilian, Zico.

Maradona, ndërkaq, është i papunë prejse është shkaktuar këtë verë nga posti i menaxherit të klubit Al Wasl të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Maradona ka qenë në bisedime me zyrtarët irakianë të futbollit, por palët, siç duket, nuk kanë arritur marrëveshje.
XS
SM
MD
LG