Ndërlidhjet

Ukraina do të heqë shërbimin e detyrueshëm ushtarak


Ushtarë të Ukrainës...
Ushtarë të Ukrainës...
Ukraina do të ndërpresë praktikën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 2013 dhe do të shkojë në sistemin e personelit të rekrutuar me kontratë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pavlo Lebedev.

Ai ka thënë se ndryshimi do ta sjellë rekrutimin ushtarak të Ukrainës në një linjë me atë të vendeve udhëheqëse në botë.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë numëruar 184,000 trupa në vitin 2012 dhe kanë qenë ushtria e pestë më e madhe në Evropë.

Ministria e Mbrojtjes synon të reduktojë numrin e personelit ushtarak në 70,000 brenda pesë vjetëve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG