Ndërlidhjet

Thaçi: 2012 - njëri nga vitet më të suksesshme të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 2012-ta ka qenë njëri nga vitet më të suksesshme të Kosovës, i cili ka shënuar mbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë dhe hyrjen në një fazë te re të perspektivës euroatlantike.

“Kosova ka hyrë në vitin e pestë të pavarësisë si shtet i lirë, demokratik, sovran dhe me një shkallë të lartë të përparimit në të gjitha drejtimet, si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi në mesazhin e urimit për vitin 2013.

Sipas tij, Kosova, në planin ekonomik, ka shënuar zhvillim dhe përparim të dukshëm, duke përmirësuar mirëqenien e të gjitha kategorive shoqërore, “me rritjen e pagave në arsim, shëndetësi, shërbime civile” e të tjera.

Thaçi ka thënë se qeveria që udhëheq ai, do të angazhohet që t’i përmbushë të gjitha parakushtet që Kosova të jetë sa më parë pjesë e integrimeve euroatlantike.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës, bashkatdhetarëve tanë në botën e jashtme, qytetarëve që punojnë në institucionet ndërkombëtare - të pranishme në Kosovë, u shpreh urimet më të mira për suksese dhe të arritura edhe më të mëdha në Vitin e Ri 2013”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG