Ndërlidhjet

Obama fajëson republikanët për rrezikun e “tatëpjetës fiskale"


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje republikanëve që të negociojnë marrëveshjen buxhetore, për të shmangur të ashtuquajturën “tatëpjetë fiskale”.

Obama, gjatë një interviste për NBC, ka akuzuar republikanët se “kanë problem t’i thonë ‘po’ një numri të koncesioneve” të tij.

Shkurtimet e taksave, të cilat datojnë nga koha e Bushit, do të skadojnë të hënën vonë. Skadimi i tyre do të shtojë mesatarisht 2,000 dollarë tatime në vit në të ardhurat e amerikanëve.

Obama dëshiron të vazhdojë shkurtimet e taksave për klasën e mesme, por has në mosmarrëveshje nga republikanët

Nëse nuk arrihet pajtim deri më 31 dhjetor, do të hyjë në fuqi një rritje automatike e taksave dhe e shkurtimeve të shpenzimeve, që ndryshe njihet si “tatëpjetë fiskale”

Ekonomistët kanë paralajmëruar se një gjë e tillë mund të çojë ekonominë amerikane në recesion.
XS
SM
MD
LG