Ndërlidhjet

Der Spiegel “varros” Bushin e vjetër


Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
Javorja prestigjioze e Gjermanisë “Der Spiegel” ka publikuar gabimisht nekrologjinë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, në ueb-faqen e saj.

Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm disa orë pasi zëdhënësi i familjes Bush ka bërë të ditur se ish-kryetari i shtetit ka bërë më mirë dhe ka dalë nga kujdesi intensiv i spitalit.

Në nekrologji, korrespondenti i revistës në Nju Jork e përshkruante Bushin si “politikan të pangjyrë”, imazhi i të cilit “ka qenë i mirë vetëm në krahasim me djalin e tij, ish-presidentin George W. Bush”.

“Të gjitha redaksitë përgatisin nekrologjitë për individët e zgjedhur. Botimi i nekrologjisë për Geroge Bushin e vjetër ka qenë gabim teknik. Na vjen keq”, ka shkruar “Der Spiegel” në Twitter.

Bushi ka kaluar shumicën e tetë javëve të fundit në spital, për shkak të problemeve me bronkit.
XS
SM
MD
LG