Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dita e fundit për ta ndaluar "tatëpjetën fiskale"


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Dita e fundit e vitit 2012 ka arritur në Uashington, aty ku ligjvënësit tashmë kanë më pak se 24 orë për të arritur një marrëveshje e cila do të mbronte SHBA-të nga e ashtuquajtura “tatëpjeta fiskale”.

Udhëheqës të Senatit dhe Kongresit, kanë kaluar orë të tëra për të tejkaluar dallimet e tyre dhe për këtë shkak, të njëjtit, duhet që të takohen sërish gjatë pasditës së sotme.

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje për një reduktim gradual të deficitit buxhetor deri në fund të 31 dhjetorit, atëherë, automatikisht do të hyjë në fuqi rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve me më shumë se 600 miliardë dollarë gjë që do të mund të shkaktonte një tjetër recesion.
XS
SM
MD
LG