Ndërlidhjet

Përfundon misioni i OKB-së në Timorin Lindor


Fjalimi i presidentit te Timorit Lindor Ramos-Horta në OKB

Fjalimi i presidentit te Timorit Lindor Ramos-Horta në OKB

Ka përfunduar edhe zyrtarisht misioni paqeruajtës 13 vjeçar i OKB-së në Timorin Lindor. Pjesa e fundit e trupave dhe logjistikës kanë lënë ishullin gjatë ditës së hënë.

Ky mision i OKB-së, ka përfshirë rreth 1 mijë e 500 paqeruajtës të cilë u vendosën në Timorin Lindor që në kohën kur shpërthyen trazirat pasi që në vitin 1999, ky ishull votoj për tu pavarësuar nga Indonezia.

Shefi i misionit të OKB-së Finn Reske-Nielsen tha se “populli dhe liderët e Timorit Lindor kanë treguar guxim dhe vendosmëri të patundur për të kapërcyer shumë sfida të mëdha”.


Vendi i 1.2 milion banorëve ende përballet me varfërinë dhe papunësinë e lartë. Më shumë se 60 për qind e njerëzve në Timor Lindor janë nën moshën 18-vjeçare.
XS
SM
MD
LG