Ndërlidhjet

Bota po përgatitet për të festuar vitin e ri


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Njerëz të shteteve të ndryshme nga e gjithë bota janë duke u përgatitur për të festuar vitin e ri. Të parët që do të kenë mundësinë ta festojnë, do të jenë banorët dhe vizitorët në Kiribati, Ishulli i Krishlindjeve në Samoa, në Paqësorin Jugor.

Në limanin e Sydney-t, tashmë kanë zënë vend mijëra njerëz të cilët janë duke pritur njërën nga shfaqjet më madhështore të fishekzjarrëve duke shënuar vitin e ri gjithandej nëpër botë.

Mirëpo, por çdo vit, Sydney përballet me shumë konkurrentë të tjerë si, Pekini, ndërtesa Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa në Sheshin e Kuq në Moskë, Rio de Janeiro dhe kryetarë të qyteteve tjera të mëdha të cilët premtojnë se do të ofrojnë shfaqje të mrekullueshme piroteknike dhe koncerte të ndryshme.

Ndërkohë, për herë të parë gjatë kësaj dekade, njerëz nga Burma, të njohur edhe si Myanmar, janë ftuar që të marrin pjesë në festimin e vitit të ri në kryeqytetin, Rangoom, ku zyrtarët kanë paralajmëruar shfaqje dritash dhe gjëra të tjera.
XS
SM
MD
LG