Ndërlidhjet

Daçiq: Platforma e Nikolliqit, propozimi më pozitiv i Serbisë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se Platforma për Kosovën përbëhet nga 3 dokumente - parimet për bisedime, dokumenti se si do të dukej autonomija e Kosovës dhe analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë, ndërsa që nga fillimi është rënë dakord që vetëm dokumenti i parimeve për bisedime të shkoj në parlament.

“Që nga muaji gusht është duke u punuar në tre dokumente. I pari dhe themelori ka të bëjë me bisedime dhe i njejti do të bëhet si një rezolutë të cilën do ta publikoj qeveria”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

“Dokumenti i dyt, të cilin e ka bërë kabineti i presidentit Nikoliq, është një pasqyrë se si do të dukej autonomija, ndërsa i treti, analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë. Të gjitha këto dokumente janë pjesë e Platformës për Kosovën”, ka thënë kryeministri serb.

Ai ka shtuar se rezoluta, ose parimet themelore të bisedimeve, “ kanë disa artikuj bazë: asnjë njohje të Kosovës, fokusi i interesimit tonë do të jetë statusi i komunitetit serb në Kosovë, ky proces duhet të shoqërohet me përparim në integrimin evropian, detyrim për të respektuar marrëveshjet arritur dhe ndjekja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse”.

“ Rezoluta duhet të paraqitet para deputetëve më 11 janar. Nuk do të heqet dore nga të gjitha ato parime themelore. Sigurisht, në ato bisedime, Serbia mund të paraqesë vizionin e saj për një zgjidhje të përkohshme që nuk ka të bëjë me statusin final të Kosovës ", ka thënë Daçiç.

Kur bëhet fjal për presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, Daçiq, ka thënë se “ky është dokumenti më pozitiv që Serbia e ka prezantuar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit”, mirëpo, i qëndron thënjes se “për asgjë nuk mund të dakordohemi përderisa të gjithë të mos bimë dakord”.
XS
SM
MD
LG