Ndërlidhjet

Obama nënshkruan ligjin për mbikëqyrje të huaj


President i SHBA-së, Barack Obama.
President i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar në ligj zgjatjen pesëvjeçare të autoritetit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të monitoruar aktivitetet e spiunëve dhe të terroristëve të dyshuar jashtë vendit.

Ligji, i njohur si Akti i Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Huaj, i lejon Qeverisë së SHBA-së të monitorojë thirrjet telefonike dhe email-et pa urdhër të gjykatës.

Senati ka miratuar rinovimin e ligjit më 28 dhjetor.

Ligji nuk zbatohet ndaj qytetarëve amerikanë.

Për të monitoruar aktivitetet e amerikanëve, qeveria duhet të marrë urdhër nga gjykata speciale, e përbërë nga 11 gjyqtarë, të cilët emërohen nga Gjykata Supreme.
XS
SM
MD
LG