Ndërlidhjet

logo-print

Putini i bën opsionale gjuhët indigjene


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të ri për arsimin, sipas të cilit, studimi i gjuhëve indigjene nuk do të jetë i detyrueshëm në shkolla.

Deri më tani, të gjithë fëmijët në republikat etnike është dashur të mësojnë gjuhët indigjene, të cilat, së bashku me rusishten, kanë statusin e gjuhëve zyrtare në republika.

Ligji i ri tani u lejon prindërve të vendosin nëse fëmijët e tyre do t’i mësojnë këto gjuhë.

Ligji ka ngjallur protesta në disa rajone, përfshirë Tatarstanit, Bashkortostanin dhe Çuvashian, ku kritikët thonë se ai do të përshpejtojë zhdukjen e gjuhëve indigjene.
XS
SM
MD
LG