Ndërlidhjet

Vala e sulme në Irak merr dhjetëra jetë


Irak
Irak
Vala e shpërthimeve dhe e të shtënave në Irak ka lënë të paktën 22 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Burimet zyrtare thonë se rreth 15 bomba kanë tronditur pjesët jugore, veriore dhe qendrore të Irakut.

Sulmi më vdekjeprurës ka vrarë shtatë anëtarë të një familjeje në qytetin Musajib, në jug të Bagdadit, kur bomba ka goditur shtëpinë e tyre.

Autoritetet thonë se viktimat janë qëlluar për shkak se kanë qenë myslimanë shiitë.

Në qytetin verior të Kirkukut, të paktën katër policë janë vrarë, derisa kanë bërë përpjekje të çaktivizojnë një bombë.

Të paktën dy njerëz kanë vdekur në sulme të ndara në Hilla.

Pesë të tjerë po ashtu kanë humbur jetën kur një makinë bombë ka qëlluar pelegrinët shiitë në një qark të Bagdadit.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG