Ndërlidhjet

Jep dorëheqje presidenti i REL-it


Steven W. Korn
Steven W. Korn
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steven Korn, ka paraqitur dorëheqjen, e cila do të jetë efektive nga 25 janari.

Korn, i cili ka hasur në disa kundërshtime për përpjekjet e tij për ristrukturim, ka përmendur arsyet familjare si motivim kryesor për largimin.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai ka lavdëruar punën e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë dhe ka inkurajuar organizatën “që të vazhdojë modernizimin”.

Korn ka kritikuar, siç ka thënë ai, mosfunksionimin strukturor të Transmetuesit Ndërkombëtar të SHBA-së dhe ka shfaqur shresën se ai do të reformohet.

Korn ka qenë në këtë pozitë për më pak se dy vjet. Ndonjë pasardhës i menjëhershëm i tij nuk është emëruar ende.
XS
SM
MD
LG