Ndërlidhjet

Afganistani mirëpret lirimin e 8 talebanëve nga burgjet e Pakistanit


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Negociatorët afganë për paqe kanë përshëndetur lirimin e tetë të burgosurve talebanë që ishin mbajtur në burgjet e Pakistanit.

Ismail Qasimyar, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare i Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit, tha të martën se lirimi është "një hap praktik në drejtimin e duhur".

Ish-ministri taleban i drejtësisë Nooruddin Turabi është në mesin e tetë të liruarve nga Islamabadi, veprim ky i bërë pas ankesave nga Kabuli.

Zyrtarët afganë besojnë se udhëheqësit talebanë të liruar nga burgjet pakistaneze mund të ndihmojnë që militantët të ulën në një tryezë të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG