Ndërlidhjet

Turqia, bisedon me udhëheqsin e kurdëve


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Media turke raportojnë se Ankaraja është në bisedime me themeluesin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në lidhje me çarmatimin e grupeve të jashtëligjshme.
Zyrtarët turq nuk ofruan detaje të bisedimeve me Abdullah Oçalan, i cili po vuan një dënim të përjetshëm me burg.

Deklaratat vijnë, pasi që Yalcin Akdogan, një këshilltar i kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, i ka thënë televizionit turk NTV se konflikti me këto grupe do të zgjidhet vetëm me verpime ushtarake.

Oçalan është arrestuar në Kenia në vitin 1999 dhe mbahet në një burg që ndodhet në një ishull pranë Stambollit. Oçalan, i cili ishte akuzuar për terrorizëm, atëbotë ishte dënuar me vdekje, por më vonë iu dha një dënim i përjetshëm pas një presion ndërkombëtar të bërë ndaj Ankarasë.

PPK, e cila nga Ankaraja dhe Uashingtoni cilësohet si një organizatë terroriste, gjatë vitit 1984, kishte filluar një konflikt të armatosur në julindje të Truqisë, ku kishin humbur jetën rreth 45 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG