Ndërlidhjet

Egjipt: Komediani akuzohet për fyrje ndaj presidentit


Foto anti Morsi
Foto anti Morsi
Prokurorët egjiptianë të martën pritet të fillojnë një hetim kundër një komediani popullor televiziv i dyshuar për fyrje ndaj presidentit. Bassem Youssef është akuzuar për fyerje dhe për “minim të pozitës” së presidentit Mohamet Morsi, duke printuar fotografinë e këtij të fundit në jastëk dhe duke parodizuar me fjalimet e tij.

Rasti Youssef, vjen në kohën kur shqetësimi për lirinë e shtypit është duke u rritur në masë të madhe nga mediat e pavarura të cilat kushtetutën e re e shohin si kufizim i të drejtave themelore.

Youssef i cili ëshë nikoqir i kësaj shfaqje televizive, ka parodizuar me frazën “Morsi i dashur”, me fjalët e përdorura në fjalimet e tij dhe me foton e printuar në jastëk.

Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit urdhëroi hetimin, pasi që një avokat i paidentifikuar islamik ka regjistruar një ankesë formale kundër Youssef. Nuk ishte e qartë se kur ishte parashturar kjo ankesë.
XS
SM
MD
LG