Ndërlidhjet

SHBA: Kalon legjislacioni për parandalimin e "tatëpjetës fiskale"


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama, pritet të nënshkruajë në ligj projektligjin e miratuar nga Kongresi për të shmangur "tatëpjetën fiskale" të Amerikës që parasheh rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve masive.

Projekt-ligji u miratua të martën vonë në Dhomën e Përfaqësuesve, në një votim me 257 vota pra dhe 167 kundër.

E ashtuquajtura “tatëpjeta fiskale” rrezikon shkurtime të shpenzimeve dhe rritje të taksave në vlerë prej 600 miliard dollarë, për të përballuar deficitin masiv të Amerikës.

Ekonomistët thonë se këto masa do të mund të frenojnë ekonominë amerikane dhe si rrdhjedhojë të ndikojnë edhe në ekonominë botërore.
XS
SM
MD
LG