Ndërlidhjet

Vdesin 60 persona nga paniku i fishekzjarreve në Bregun e Fildisht


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Më shumë se 60 njerëz janë raportuar të vdekur në shtetin perëndimor të Afrikës, Bregu i Fildishtë, gjatë një rrëmuje që u krijua në ikje nga fishekzjarrët përgjatë natës së Vitit të Ri.

Vdekjet kanë ndodhur të martën herët në qytetin kryesor të Bregut të Fildishtë në Abixhan.

Zyrtarët thanë se të paktën 61 njerëz, shumica të rinj dhe të reja, u shtypën për vdekje nga paniku që krijua pas shpërthimit të fishekzjarre në një stadium.


Presidenti Ouattara Alassane e ka quajtur këtë si një tragjedi kombëtare dhe tha se një hetim ka nisur për të përcaktuar se si filloj kjo ngjarje.
XS
SM
MD
LG