Ndërlidhjet

SHBA: Hefner martohet me modelen 26 vjeçare


Hugh Hefner dhe Crystal Harris gjatë ceremonisë së martesës në natën er Vitit të Ri
Hugh Hefner dhe Crystal Harris gjatë ceremonisë së martesës në natën er Vitit të Ri
Themeluesi i revistës Playboy, Hugh Hefner, është martuar për të tretën herë.

Mbrëmë është shpallur se magnati 86 vjeçar, Hugh Hefner, është martuar me 26 vjeçaren Crystal Harris, natën e Vitit të Ri, në Shtëpinë Playboy, në Beverli Hills të Kalifornisë.

Fillimisht, parashihej që Hefner e Harris të martoheshin në vitin 2011, por “nusja” Harris, në minutat e fundit, e kishte shtyrë ceremoninë, për shkak të siç pat thënë “ndryshimit në zemër”.

Tash ajo në një mesazh në Twitter ka shkruar se do ta bartë emrin “zonja Hugh Hefner”.

Crystal Harris është modele e revistës Playboy dhe në muajin Dhjetor të vitit 2009 ishte zgjedhur për “Playmate”.
XS
SM
MD
LG