Ndërlidhjet

SHBA: Njësia për shpime të naftës – në cekëtinë


Njësia mobile lundruese e shpimit Kulluk në Alaskë
Njësia mobile lundruese e shpimit Kulluk në Alaskë
Një njësi mobile lundruese për shpime të naftës, pronë e kompanisë Royal Dutch Shell, ka hyrë në një cekëtinë në Alaskë, por nuk ka shenja të rrjedhjes së naftës.

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha se njësia kishte hasur në gurë dhe rërë në një ujdhesë të pabanuar në Gjirin e Alaskës, pasi e kishte humbur kontrollin për shkak të motit me stuhi të fuqishme, ditën e hënë.

Ekuipazhi i dy aeroplanëve, që flturuan mbi njësinë Kulluk, ditën e martë, tha se nuk kishte dëmtime të dukshme në trup të pajisjes lundruese.

Në njësinë mobile lundruese gjenden 540 mijë litra benzinë dhe 45 mijë litra prodhime të tjera të naftës.

Ekuipazhi prej 18 njerëzve është evakuuar, më herët për shkak të stuhisë.

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit thonë se incidenti ilustron rrezikun e shpimit në Alaskë, në kërkim të naftës.
XS
SM
MD
LG