Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: E vrau gruan e tij gjatë vizitës në burg


Pamje e një burgu në Afganistan

Pamje e një burgu në Afganistan

Një i burgosur afgan e ka vrarë gruan e tij gjatë vizitës bashkëshortore, meqë kishte dyshime se ajo e kishte tradhtuar, pasi ai ishte dënuar me burg për shkak të vrasjes së pjesëtarëve të familjes të saj.

Personi Din Mohammad ishte dënuar me 20 vjet burg, para dy vitesh, për vrasjen e nënës, vëllaut dhe motrës së gruas së vet, në provincën veriore, Samangam.

Gruaja e tij, emri i së cilës nuk është publikuar, e vizitoi atë në burg, ditën e hënë, dhe ishte gjetur e vdekur në dhomën e vogël, që përdorej për vizitat familjare të të burgosurve, ka thënë policia.

Sipas policisë, Din Mohammad e ka pranuar vrasjen.
XS
SM
MD
LG