Ndërlidhjet

logo-print

BE: Viti 2013 – vit i qytetarëve


Flamujt e Bashkimit Evropian në Bruksel

Flamujt e Bashkimit Evropian në Bruksel

Bashkimi Evropian e ka shpallur vitin 2013, vit të qytetarëve evropianë, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Këtë shpallje më 10 janar në Dublin do ta bëjë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe kryeministri i Irlandës, Enda Kenny.

Aktualisht, Irlanda është kryesuese e presidencës së Bashkimit Evropian.

Qytetaria evropiane u aktivizua para afro 20 vitesh me Marrëveshjen e Mastrihtit, në vitin 1993.

Ajo nuk i zëvendëson shtetësitë kombëtare por i plotëson ato, meqë qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë të drejta shtesë, si qytetarë të BE-së.

Në këto të drejta përfshihen liria e lëvizjes, e drejta për të votuar dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale evropiane në vendin anëtar, pastaj e drejta për mbrojtje konsullore jashtë vendit, e të tjera.
XS
SM
MD
LG