Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Nga sulmi ajror në Damask – ka të vrarë


Qyteti Alepo i dëmtuar nga luftimet në Siri

Qyteti Alepo i dëmtuar nga luftimet në Siri

Disa njerëz janë vrarë nga një sulm ajror kundër një stacioni të gazit afër kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër dhe aktivistët në vendin e ngjarjes, thanë se sulmi i sotëm ajror e kishte goditur lagjen lindore të Damaskut, Mleiha.

Në një video amatore pretendohet se paraqiten disa trupa të pajetë dhe vetura në flakë.

Ky sulm u bë vetëm disa orë pas raportit se kryengritësit në Siri, që po luftojnë për përmbysjen e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, e kishin sulmuar bazën ushtarake ajrore Taftanaz, afër provincës veripërndimore Idlib.

Kryengritësit edhe më parë e kanë sulmuar këtë bazë por nuk kanë pasur sukses ta marrin kontrollin ndaj saj.

Vlerësohet se afro 45 mijë njerëz janë vrarë prej marsit të vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, në Siri.
XS
SM
MD
LG