Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Punësimi arriti nivel rekord


Derisa në Gjermani rritet punësimi, persona të papunë në Athinë (foto) presin para një zyreje të punësimit

Derisa në Gjermani rritet punësimi, persona të papunë në Athinë (foto) presin para një zyreje të punësimit

Numri i të punësuarve në Gjermani, në vitin 2012, ka arritur nivelin më të lartë, pasi janë shtuar 416 mijë vende të reja pune, tregojnë të dhënat e Zyrës së statistikave.

Kjo zyrë ka njoftuar se punësia në ekonominë më të madhe evropiane është shtuar 1%, në vitin 2012, përkundër shenjave se kriza e borxheve e eurozonës e ka ulur shkallën e rritjes ekonomike të këtij vendi në mbyllje të vitit, raporton agjencia DPA.

Në Gjermani, në vitin 2012, në punë ishin gjithsej 41.5 milionë njerëz.

Prej vitit 2005, punësimi në Gjermani ka shënuar rritje për 2.66 milionë vende të punës, ose 6.8%.

Rritja e punësimit në vitin 2012 paraqet vitin e gjashtë me radhë me shkallë të rritjes së numrit të vendeve të punës në Gjermani.
XS
SM
MD
LG