Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama - në Havaje, pas marrëveshjes fiskale


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është kthyer në Havaje për pushim, pasi në Kongres, në çastet e fundit, është arritur marrëveshja e kufizuar për të ashtuquajturën “tatëpjetë fiskale”.

Presidenti Obama i është bashkuara familjes së tij, pasi më herët ishte kthyer në Uashington, për negociata të tensionuara për marrëveshjen për evitmin e rritjes së shpejtë të taksave dhe thellimin e shkurtimeve të shpenzimeve, që kanë mundur ta çojnë ekonominë amerikane në recesion.

Dhoma e Përfaqësuesve mbrëmë vonë ka votuar në favor të pakos për shmangien e rritjes së taksave për pjesën më të madhe të amerikanëve.

Më herët kjo pako, që e shtynë për dy muaj uljen e shpenzimeve në shumë prej miliarda dollarësh, ka kaluar edhe në Senat.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë njoftim se kur Obama do ta nënshkruaj këtë legjislacion.
XS
SM
MD
LG