Ndërlidhjet

Sot ngrihen akuzat për “dhunuesit” e studentes


Nju Delhi

Nju Delhi

Autoritetet indiane pritet që të akuzojnë formalisht pesë personat që kanë dhunuar dhe vrarë një studente 23-vjeçare në Nju Delhi.

Nuk është ende e qartë nëse i dyshuari i gjashtë, në moshë të mitur, do të paraqitet sot para gjykatës.

Studentja ka vdekur nga plagët e marra të shtunën në Singapor.

Ajo është dhunuar dhe torturuar më 16 dhjetor nga një grup personash, pasi ka hyrë në autobus me të fejuarin e saj. Ky i fundit është rrahur, por ka shpëtuar.

Sulmi ka shkaktuar protesta masive kundër dhunës ndaj grave në Indi.

Një polic ka vdekur si pasojë e përleshjeve me protestuesit.
XS
SM
MD
LG