Ndërlidhjet

logo-print

Tatëpjeta fiskale: Obama nënshkruan ligjin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe nënpresidenti Joe Biden.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe nënpresidenti Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar ligjin, i cili shmang paketën e rritjes së taksave dhe të shkurtimit të shpenzimeve, të njohur si tatëpjetë fiskale.

Legjislacioni i kompromisit, i miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit më 1 janar, rrit normat e taksave për amerikanët e pasur dhe zgjeron shkurtimet e taksave për klasën e mesme.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se dështimi për të shmangur tatëpjetën fiskale mund të çonte Shtetet e Bashkuara në recesion.

Tregjet e aksioneve në mbarë botën kanë shënuar rritje, pas miratimit të legjislacionit.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe agjencitë e vlerësimit Moody dhe Standard & Poor kanë paralajmëruar se ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të mbetet në terren të paqëndrueshëm derisa ligjvënësit nuk ndërmarrin veprime substanciale për të reduktuar borxhin e Amerikës, në vlerë prej 16.4 trilionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG