Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi i SHBA-së vret komandantin militant


Komandanti i lartë i militantëve, Mullah Nazir.

Komandanti i lartë i militantëve, Mullah Nazir.

Autoritetet e sigurisë në Pakistan kanë bërë të ditur për vrasjen e një komandanti të lartë të militantëve nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara.

Komandanti i njohur si Mullah Nazir dhe nëntë shoqëruesit e tij kanë humbur jetën në provincën e Vaziristanit Jugor.

Autoritetet mbajnë përgjegjës Nazirin për sulme të koordinuara ndaj trupave të SHBA-së dhe atyre të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistanin fqinj.

Ai thuhet se ka qenë në marrëveshje armëpushimi me ushtrinë pakistaneze dhe se nuk ka kërcënuar sigurinë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG