Ndërlidhjet

logo-print

Fëmijët e “Sandy Hook”-ut i kthehen mësimit


Nxënës të shkollës "Sandy Hook"

Nxënës të shkollës "Sandy Hook"

Fëmijët e shkollës në Konektikat, ku një person i armatosur ka vrarë 26 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë, i janë rikthyer mësimit, por në një godinë tjetër.

Shkolla fillore në qytetin Monro është riemëruar “Sandy Hook”, njësoj sikur shkolla në Njutaun, ku ka ndodhur masakra.

Policia ka thënë se godina e rinovuar, e cila nuk është përdorur më parë, “është shkolla më e sigurt në Amerikë”.

Personi i identifikuar si Adam Lanza, më 14 dhjetor, ka vrarë 20 fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeç, si dhe gjashtë punonjëse arsimi.

Ai ka vrarë më pas veten, ndërsa para masakrës edhe nënën e tij.
XS
SM
MD
LG