Ndërlidhjet

Pahor heq dorë nga vila e Titos


Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Presidenti i ri i Sllovenisë, Borut Pahor, nuk do të shfrytëzojë pushimoren, e cila gjendet në kompleksin rezidencial në Bërdo, te Kranji.

Vila është ndërtuar në vitin 1964, gjatë regjimit të presidentit jugosllav, Josip Broz Tito, dhe është shfrytëzuar nga paraardhësit e Pahorit.

Ky i fundit ka informuar qeverinë se heq dorë nga shfrytëzimi i asaj shtëpie, për të zvogëluar kështu shpenzimet e zyrës së kryetarit, dhe se vendimin për shfrytëzimin e saj ia lë qeverisë, përkatësisht protokollit shtetëror.
XS
SM
MD
LG