Ndërlidhjet

logo-print

Rrëmbehen 7 ushtarë pakistanezë


Pakistan

Pakistan

Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se persona të armatosur kanë rrëmbyer shtatë ushtarë në pjesën qendrore të Pakistanit.

Sipas tyre, ushtarët janë kidnapuar nga një autobus në qytetin Jand të provincës Punxhab.

Kidnapimet pasojnë ato të 23 zyrtarëve fisnorë të sigurisë, javën e kaluar.

Talibanët kanë bërë të ditur se kanë vrarë 21 nga ta. Një ushtar ka arritur të largohet, ndërsa një tjetër është plagosur.
XS
SM
MD
LG