Ndërlidhjet

Babai i Malalas pranon punë diplomatike


Ziauddin Yousufzai, babai i Malalas.

Ziauddin Yousufzai, babai i Malalas.

Qeveria pakistaneze i ka ofruar punë diplomatike babait të vajzës adoleshente, e cila është plagosur në kokë nga talibanët, për shkak të punës së saj në mbështetje të arsimimit të vajzave.

Autoritetet kanë konfirmuar se Ziauddin Yousafzai, babai i Malala Yousufzait, është emëruar atashe arsimor i Pakistanit në qytetin anglez të Birminghamit.

Malala është duke u shëruar në një spital të këtij qyteti prejse është qëlluar në muajin tetor, në Pakistan.

Rasti i 15-vjeçares është bërë i njohur në mbarë botën dhe ka hedhur dritë mbi kushtet, me të cilat ballafaqohen shumë vajza pakistaneze.
XS
SM
MD
LG