Ndërlidhjet

Putini i ofron shtetësinë ruse Depardieut


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret, i cili i garanton shtetësi ruse aktorit francez, Gerard Depardieu.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se ai ka kërkuar pasaportë ruse, Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë aktorin 63 vjeç, i cili është i përfshirë në një konflikt taksash me Qeverinë franceze.

E përditshmja franceze “Le Monde” ka raportuar se Depardieu u ka thënë miqve të tij se po shqyrton zhvendosjen në Belgjikë, ku ka një shtëpi të tijën, në Mal të Zi ku ka një biznes, ose edhe në Rusi, me qëllim shmangien e regjimit të ri të taksave në Francë.

Presidenti francez, Francois Hollande, planifikon të vendosë një taksë për 75% në të ardhurat mbi një milion euro.

Kjo taksë në Rusi është 13 për qind.
XS
SM
MD
LG