Ndërlidhjet

Kreu i Google-it viziton Phenjanin


Shefi ekzekutiv i gjigantit të internetit Google, Eric Schmidt.
Shefi ekzekutiv i gjigantit të internetit Google, Eric Schmidt.
Shefi ekzekutiv i gjigantit të internetit Google, Eric Schmidt, do t’i bashkohet një delegacioni jozyrtar të Shteteve të Bashkuara, në një udhëtim në Korenë e Veriut.

Udhëtimi i planifikuar për këtë muaj do ta bëjë Schmidtin përfaqësuesin më të lartë të biznesit amerikan që viziton vendin e izoluar në disa vjet.

Burime të paemëruara i kanë thënë AP-së se Schmidt do të vizitojë Phenjanin me Bill Richardsonin, politikan demokrat dhe ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB.

Detajet rreth asaj se kë do të takojnë nuk janë bërë ende të ditura.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shtyrë teknologjinë përpara si rrugë për zhvillimin ekonomik të vendit të tij, por ende shumë pak verikoreanë mund të përdorin lirshëm internetin.
XS
SM
MD
LG