Ndërlidhjet

logo-print

Mubaraku mund të rigjykohet


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Një komision i Egjiptit, i cili heton vdekjen e protestuesve në revoltën që ka rrëzuar Hosni Mubarakun më 2011, ka deklaruar se ish-presidenti egjiptian ka pasur njohuri për shkallën e protestave dhe shtypjen e tyre.

Komisioni ka thënë se Mubaraku ka shikuar drejtpërdrejt, përmes video-lidhjeve, protestat dhe përgjigjen brutale të forcave të tij të sigurisë.

Mubaraku tashmë është duke shërbyer dënimin me burg të përjetshëm, në lidhje me vdekjen e qindra protestuesve.

Megjithatë, ai është dënuar për dështimet e tij për të ndaluar vrasjet dhe jo për urdhërimin e tyre.

Raporti i komisionit mund të rrisë presionin mbi autoritetet për të rigjykuar ish-presidentin 84 vjeç.

Raporti nuk është bërë ende publik, por disa anëtarë të komisionit kanë folur për gjetjet e tij.

Komisioni është autorizuar nga presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, shumë shpejt pas zgjedhjes së tij në këtë post, në qershorin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG