Ndërlidhjet

Komandanti i FSK-së takon oficerë amerikanë


Prishtinë, 03 janar 2013
Prishtinë, 03 janar 2013
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka pritur një delegacion të oficerëve të lartë të Ushtrisë Amerikane, të prirë nga Gjenerali i G-3 të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjeneralbrigade Michael Bills.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e FSK-së, gjenerali Kastrati ka njoftuar gjeneralin Bills për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së, si dhe për bashkëpunimin bilateral në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ndërsa, gjenerali amerikan e ka njoftuar komandantin e FSK-së për të arriturat e US Army- Evropë dhe për bashkëpunim e mëtutjeshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG