Ndërlidhjet

Siri: Vriten 9 persona nga një bombë


Syria Map new design 2012
Syria Map new design 2012
Aktivistët sirian thonë se të paktën nëntë persona janë vrarë nga shpërthimi i një makine bombë në një stacion gazi në Damask.

Këtë numër e kanë raportuar Vëzhguesitë sirian për të Drejtat e Njeriut. Televizioni shtetëror i Sirisë, gjithashtu ka njoftuar lidhur me shpërthimin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve.

Ata kanë fajsuar “terroristët” për kryerjen e këtij sulmi. Deri më tani, askush nuk ka e marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtës mbrëma. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve që nga fillimi i konfliktit në mes kryengritësve dhe regjimit të presidentit Bashar al Asad ka arritur në 60 mijë.

Ky konfliktë tashmë në shumë qarqe është duke u konsideruar si luftë civile.
XS
SM
MD
LG