Ndërlidhjet

Irani i interesuar të nisë negociatat për programin bërthamor


Saeed Jalili - Negociatiori iranian për bisedimet lidhur me programin bërthamor
Saeed Jalili - Negociatiori iranian për bisedimet lidhur me programin bërthamor
Irani pranon që në parim të rifillojnë bisedimet ndërkombëtare gjatë fundit të këtij muaji, lidhur me programin e tij kontravers nuklear. Këtë deklaratë e ka dhënë negociatori kryesor i Iranit për këtë çështje Saeed Jalili, gjatë qëndrimit në Indi.

Shtetet perëndimore kanë sanksionuar Iranin mbi aktivitetet e tij bërthamore, pasi që ata dyshojnë se ky shtet synon ndërtimin e armëve bërthamore.

Ndërsa, Irani insiston se programin për pasurimin e uraniumit, është duke e përdorur vetëm për nevoja civile dhe për energji elektrike.

Raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Tehranit dhe gjashtë fuqive të mëdha – SHBA-ve, Rusisë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Kinës, kishin përfunduar në qershor në Moskë, duke mos arritur ndonjë rezultat konkret.

Në nëntor, këto 6 shtete, patën bërë të ditur se janë të interesuara që të kenë një raund të ri të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG