Ndërlidhjet

Irinej shpreh brengën e tij për serbët e Kosovës


Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej.

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej.

Patriarku serb Irinej në fjalimin e tij me rastin Krishlindjeve ortodokse serbe, ka shfaqur, sipas tij gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë dhe ka përmendur, problemet me të cilat ballafaqohen besimtarët e fesë ortodokse në Maqedoni.

Duke folur për serbët e Kosovës, patrijarku Irinej ka porositur që sot në, siç e quan ai, përvjetorin e 100-të, të çlirimit të Kosovës nga luftërat ballkanike, duhet që “shpresën e vetme ta vëmë te Perëndia”.

Ai ka thënë se, përderisa populli hebre ka pritur 20 shekuj që të kthehet në tokën e të parëve të tyre, populli serb pret 5 shekuj që të çlirojë tokat e Serbisë së vjetër.

XS
SM
MD
LG