Ndërlidhjet

logo-print

Malala del nga spitali


Malala duke dalë nga spitali...

Malala duke dalë nga spitali...

Adoleshentja pakistaneze, Malala Yousafzai, është lëshuar nga spitali britanik, ku ka trajtuar plagët që i kanë shkaktuar talibanët.

Pamjet që ka lëshuar spitali në Birmingham, kanë treguar 15-vjeçaren duke ecur me infermieren e saj.

Malala do të vazhdojë rehabilitimin në shtëpinë e saj të përkohshme familjare në Britani.

Mjekët kanë thënë se ajo do t’i nënshtrohet një operacioni në kafkë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

Malala është qëlluar në kokë, në muajin tetor të vitit të kaluar, teksa kthehej nga shkolla në Pakistan.

Ajo është bërë e njohur në vitin 2009, kur në një blog për BBC-në ka shkruar për mizoritë e talibanëve në vendlindjen e saj Suat.

Qeveria pakistaneze i ka dhënë babait të Malalas një post diplomatik në Britani.
XS
SM
MD
LG