Ndërlidhjet

logo-print

Fatahu proteston në Rripin e Gazës


Rripi i Gazës, 4 janar 2012.

Rripi i Gazës, 4 janar 2012.

Dhjetëra-mijëra mbështetës të Lëvizjes Fatah kanë protestuar sot në Rripin e Gazës, i cili kontrollohet nga Lëvizja Islamike e Hamasit.

Kjo ka qenë hera e parë që Hamasi ka lejuar tubimin masiv të Fatahut, prejse ka marrë kontrollin e këtij territori, më 2007.

Protesta ishte kulmi i një jave festime, që kanë shënuar 48-vjetorin e operacionit të parë gueril të Fatahut kundër Izraelit.

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, i cili i përket Fatahut, ka bërë thirrje për bashkim kombëtar.

Vendimi i Hamasit për të lejuar tubimin e Fatahut në Gaza është pjesë e lëvizjeve të fundit për pajtim nga ana e dy fraksioneve palestineze.

Hamasi konsiderohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG