Ndërlidhjet

Edhe Bardot kërcënon me shtetësinë ruse


Brigitte Bardot
Brigitte Bardot
Legjenda e filmit francez, Brigitte Bardot, njëherësh aktiviste për të drejtat e kafshëve, ka kërcënuar se do të ndjekë hapat e aktorit Gerard Deparieu, për të kërkuar ekzil në Rusi, nëse autoritetet franceze mbysin dy elefantë të sëmurë të cirkut.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Bardot ka thënë se autoritetet kanë injoruar “një numër propozimesh” për shpëtimin e dy elefantëve që vujanë nga tuberkulozi – Baby dhe Nepal.

Autoritetet kanë shqyrtuar mundësinë që t’iu shkaktojnë atyre “vdekje të lehtë”.

Bardot ka thënë se nëse elefantët vriten, ajo do të kërkojë shtetësi ruse.

Kërcënimi i saj vjen pasi aktori francez, Depardieu, është bërë shtetas rus, në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave.
XS
SM
MD
LG